Saturday, January 24, 2015

Азис и Малина - Черните очи/ Azis i Malina

Letër për mamin dhe babin!!!


                                 MË KUSHTONI KOHË

Koha që kaloni me mua,duke krijuar një afrimitet më të madh mes nesh, do të sigurojë mundësinë që unë të ndaj me ju gjëra të rëndësishme, më I lirshëm emocionalisht dhe kështu ju do të arrini ta kuptoni më mirë botën time të brëndshme dhe ndjenjat e mia.

Të dashur mami dhe babi,
Do të vijë një kohë kur ju do të jeni të detyruar të lini punët tuaja dhe të më kushtoni kohë vetëm mua. Ndoshta do të frikësoheni kur ta dëgjoni këtë gjë. Eshtë shumë e rëndësishme për mua që gjatë zhvillimit tim deri në moshën 5 vjec, ju të më kushtoni kohën e duhurnga ana sentimentale. Unë mërzitem kur shoh që babai im e ka të vështirë të më kushtojë më shumë kohë. Unë vërtet kam nevojë për kohën tuaj,se kjo më rrit më shumë besimin në vetvete.
Ne cdo moment që ju jeni pranë meje, është I fshehur mesazhi “unë të vlerësojë ty,sepse të kushtojë kohë”. Unë e ndjej veten time me shumë fat përballë moshatarëve të mi, në shtëpitë e të cilëve nuk kuptohet nëse ata janë të pranishëm apo jo.
Koha që do të kaloni me mua, do të më ndihmojë ta përballojë më lehtë stresin dhe vështirësitë e tjera. Vecanërisht, kur rritëm, forcën që do më duhet të për të luftuar me stresin, do ta marr nga koha që do të kaloni me mua duke treguar kujdes për mua. Kjo gjë do të bëjë  që unë të jem më I fortë ndaj stresit për një kohë më të gjatë.
Koha që kaloni me mua, duke krijuar një afrimitet më të madh mes nesh, do të sigurojë mundësinë që unë të ndaj me ju gjëra të rëndësishme, më lirshëm emocionalisht dhe kështu ju do të arrini ta kuptoni më mirë botën time të brëndshme dhe ndjenjat e mia. Përndryshe, do të jem në gjëndjen e një fëmije shumë larg prej jush, që nuk I shpreh ndjenjat e veta, I mbyllur brënda vetes, një fëmijë që megjithëse ka shumë probleme, nuk I ndan me familjen. Unë nuk dua që ju të merreni me mua ditë e natë. Për mua nuk është e rëndësishme gjatësia e kohës që rrini me mua, por cilësia e saj. Duke e përmirësuar cilësinë e kohës që më kushtoni mund t’I plotësoni më lehtë nevojat e mia.
Sipas fazave të zhvillimit tim edhe nevojat e mia ndaj jush do të ndryshojnë. Sipas cdo grupmoshe, koha që do të ndani me mua, do të sigurojë lumturinë time dhe do të ndikojë në zhvillimin tim normal psikologjik. Ndryshe do të detyroheni që kohën që nuk ma kushtoni dot me dëshirën tuaj, ta planifikoni pasi të shihni probleme në sjelljen time.
Koha që më kushtoni ndërsa shihni televizor ose duke bërë punën që keni në dorë, patjetër që është më mirë se sa të jem vetëm, por nuk është e mjaftueshme për zhvillimin tim. Mos kujtoni që me mundësitë materiale që më jepni do të siguroni lumturinë time kalimtare; lumturia ime e vërtetë është të jem në momente të caktuara bashkë me njerëzit që dua.
Të dashur prindër,
Ju e dini që me dashurinë dhe përkushtimin që marr nga ju, mund ta shoh jetën më pozitivisht dhe me më shumë lumturi, do të jem më pak I dëmshëm, më I dashur me njerëzit, më I komunikueshëm me shokët e mi. prandaj, mos ma kurseni interesin tuaj, dhe kohën që më kushtoni, mmos e shihni si kohë të humbur.
Ndonjëherë, ndodh që merreni me mua më shumë se c’duhet. Në të tilla raste më ndodh që nuk e kuptoj se c’ndjej e c’mendoj unë vetë për gjërat e mia dhe kam probleme me zhvillimin tim individual. Me të vërtetë që kam nevojë për ju, por ndonjëherë duhet të kaloj kohë edhe me veten time. Kjo është e nevojshme për formimin e personalitetit tim. Eshtë I rëndësishëm ekuilibri në kohën që më kushtoni.
Të dashur prindër,
Sa më afër jush të jem unë, aq më shumë do t’I largohem të këqijave, sa më I lumtur të jem me ju,aq më I lumtur do të jem edhe në fushat e tjera të jetës, sa më të forta t’I kem lidhjet me  ju, aq më të fortë do ta kem besimin në vetvete.

Sido që të jetë , mos e harroni që unë kam nevojë për ju. Ju lutem, më kushtoni kohën e duhur pa qënë vonë!